Të mërkurën Nikos Dendias do të vizitojë Maqedoninë e Veriut

Bisedimet do të fokusohen dhe në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat dhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Nikos Dendias

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias të mërkurën do të qëndrojë për vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut. Në Shkup do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçeksi, do të takohet me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani dhe do të marrë pjesë në një darkë të organizuar nga zëvendëskryeministri për Çështjet evropiane, Bojan Mariçiq dhe nga ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

Nikos Dendias

Gjatë vizitës së Dendias, bisedimet pritet të fokusohen në zbatimin e plotë, të qëndrueshëm dhe me qëllim të mirë të Marrëveshjes së Prespës.

Bisedimet do të fokusohen dhe në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat dhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, pritet që bisedimet të mbulojnë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe Mesdheun Lindor, si dhe situatën në Ukrainë pas pushtimit rus.

Sipas rendit të ditës,  pas takimit me Osmanin do të ketë konferencë për media.

Kjo është vizita e tretë e Dendias në Maqedoninë e Veriut, e para ishte në nëntor 2019, e dyta në gusht të vitit të kaluar.

Të hënën Nikos Dendias ka vizituar Shqipërinë dhe është takuar me kryeministrin Rama, kanë biseduarr rreth marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimeve rajonale dhe përspektivën e Shqipërisë në BE.

Edi Rama pret në takim ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika