“Të nderuara zonja, nuk është i hijshëm një veprim i tillë”, reagon Komuna e Prishtinës duke e publikuar një video
“Të nderuara zonja, nuk është i hijshëm një veprim i tillë. Nuk hedhen mbeturinat në gjelbërim por në shportë”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës. Por për raste të tilla Komuna e Prishtinës ka paraparë gjoba të mëdha në rregulloren e saj të re. “Me projekt rregulloren e re parashihen gjoba të mëdha dhe […]
“Të nderuara zonja, nuk është i hijshëm një veprim i tillë. Nuk hedhen mbeturinat në gjelbërim por në shportë”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës.
Por për raste të tilla Komuna e Prishtinës ka paraparë gjoba të mëdha në rregulloren e saj të re.
“Me projekt rregulloren e re parashihen gjoba të mëdha dhe nuk do të tregohemi tolerant ndaj qytetarit që hedhë mbeturinat ku të mundet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
“Ne jemi duke punuar që në Prishtinë të vendosim sa më shumë shporta e kontejnerë, por përsëri na duhet edhe kujdesi i juaj që mos të hedhni mbeturina kështu[ sikur rasti i zonjave në video]”.
Më tej ata kanë përfunduar duke i lutur qytetarët, që ta kuptojnë se pa bashkëpunimin e tyre me Komunën, kjo e fundit nuk mundemi ta mbajë Kryeqytetin e pastër.















