Të nominuarit e FIFA-s për lojtarin më të mirë në botë të vitit 2022

Fitorja e Lionel Messit në Kupën e Botës e ka kthyer atë në garë

Foto ilustrim nga Dukagjini me lojtarët e nominuar për "The Best 2022 FIFA World Player of the Year Award"

FIFA ka shpallur 14 emrat në garë për të fituar çmimin lojtari më i mirë në botë i vitit 2022.

Lista e publikuar ka emra të njohur të futbollit si: Julian Alvarez, Jude Bellingham, Karim Benzema, Kevin de Bruyne, Erling Haaland, Achraf Hakimi, Robert Lewandowski, Sadio Mane, Kylian Mbappe, Lionel Messi, Luka Modric, Neymar, Mohamed Salah dhe Vinicius Junior.

Çmimi njeh futbollistin më të mirë të vitit kalendarik 2022, kështu që si Karim Benzema (fituesi në fuqi i Topit të Artë, LaLiga dhe Champions League) dhe Leo Messi (fituesi i Kupës së Botës dhe Topi i Artë i Kupës së Botës) duket se kanë avantazhin në gara, raporton Marca.

Shpërndarja e votave

Nga sot e enjte, 12 janar ka filluar periudha e votimit për ceremoninë e 27 shkurtit.

Votat janë ndarë në katër pjesë: 25 për qind nga gazetarët; 25 për qind nga kapitenët e ekipeve të Kupës së Botës; 25 për qind nga trajnerët; dhe 25 për qind e mbetur nga tifozët.

Të nominuarit për lojtaren më të mirë të vitit 2022 nga FIFA janë: Aitana Bonmati (Barcelona), Debinha (North Carolina Courage), Jessie Fleming (Chelsea), Ada Hegerberg (Olympique Lyon), Sam Kerr (Chelsea), Beth Mead (Arsenal) , Vivianne Miedema (Arsenal), Alex Morgan (San Diego Wave), Lena Oberdorf (Wolfsburg), Alexandra Popp (Wolfsburg), Alexia Putellas (Barcelona), Wendie Renard (Olympique Lyon), Keira Walsh (Barcelona) dhe Leah Williamson (Arsenal ).

Lista e plotë e çmimeve ‘The Best 2022’

Përtej çmimit të lojtarit më të mirë, më 27 shkurt do të shpallen fituesit e gjithsej 11 kategorive:

Lojtari më i mirë i FIFA-s

Lojtarja më i mirë i FIFA-s

Trajneri më i mirë i FIFA-s

Trajnerja më e mirë i FIFA-s

Portieri më i mirë në FIFA

Portierja më e mirë e FIFA-s

FIFA FIFPRO World 11 Femrat

FIFA FIFPRO World 11 Meshkuj

Çmimi i FIFA Fair Play

Çmimi FIFA Puskás (për golin më të mirë të vitit)

Çmimi i tifozëve të FIFA-s

Çmimi për trajnerin më të mirë të futbollit për meshkuj

Të nominuarit për trajnerin më të mirë të vitit 2022 janë: Carlo Ancelotti (Real Madrid), Didier Deschamps (Francë), Pep Guardiola (Manchester City), Walid Regragui (Marok) dhe Lionel Scaloni (Argjentinë).

Çmimi për trajneren më të mirë të futbollit për femra

Të nominuarit për trajnerin më të mirë të futbollit për femra të vitit 2022 janë: Sonia Bompastor (Olympique Lyon), Emma Hayes (Chelsea), Bev Priestman (Kanada), Pia Sundhage (Brazil), Martina Voss-Tecklenburg (Gjermani) dhe Sarina Wiegman (Angli).

Çmimi i portierit më të mirë

Të nominuarit për portierin më të mirë 2022 janë: Alisson Becker (Liverpool), Yassine Bounou (Sevilla), Thibaut Courtois (Real Madrid), Ederson (Manchester City) dhe Emiliano Martinez (Aston Villa).

Çmimet për portierin më të mirë femër

Të nominuarit për portierin më të mirë 2022 janë: Christine Endler (Olympique Lyon), Ann-Katrin Berger (Chelsea), Mary Earps (Manchester United), Merle Frohms (Wolfsburg), Alyssa Naeher (Chicago Red Stars) dhe Sandra Panos (Barcelona).

Çmimi i FIFA Fan i Vitit:

Abdullah Al Salmi (Arabia Saudite): Abdullah eci nëpër shkretëtirë nga vendlindja e tij Jeddah në Katar për të brohoritur për ekipin e tij kombëtar në Kupën e Botës FIFA.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika