Të paktën 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur pas shpërthimit të gazit në Katar

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 66 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në objektin më të madh të përpunimit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Katarit, shpërthimi ndodhi të dielën në mbrëmje në zonën industriale Ras Laffan, si pasojë e një “aksidenti teknik”. Pas shpërthimit, qielli mbi zonë u ndriçua nga flakët, ndërsa tronditja u ndje edhe në Doha, rreth 70 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Ministri i Energjisë i Katarit, Saad Sherida al-Kaabi, tha se incidenti nuk do të ndikojë në eksportet e gazit të vendit, duke theksuar se bëhet fjalë për një aksident dhe jo për sabotim apo sulm.

Shpërthimi ndodhi në impiantin lokal të furnizimit me gaz Barzan, pjesë e kompleksit energjetik në Ras Laffan, i cili strehon objektin më të madh në botë për eksportin e LNG-së.

Al-Kaabi deklaroi se nuk ka rreziqe mjedisore, por shtoi se ende nuk dihet kur do të rifillojnë operacionet në impiant. Sipas tij, prodhimi ishte ndërprerë që nga dhjetori i vitit 2025 për shkak të nevojave urgjente të mirëmbajtjes dhe ishte rifilluar vetëm dy ditë para shpërthimit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Ministri konfirmoi se të gjitha viktimat ishin shtetas të Indisë dhe Pakistanit.

Ambasada e Indisë në Doha shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe njoftoi se po bashkëpunon ngushtë me autoritetet e Katarit për t’u ofruar ndihmë të prekurve nga tragjedia.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika