Të paktën 15 të vdekur në një aksident të rëndë trafiku në Brazil

Të paktën 15 pasagjerë autobusi kanë vdekur në një aksident në shtetin verilindor brazilian Pernambuco, në rrethana të paqarta, ka bërë të ditur sot policia.

Tragjedia ndodhi vonë mbrëmë kur shoferi i një autobusi që transportonte 30 persona humbi kontrollin e automjetit.

Sipas Policisë Federale të Rrugës, autobusi kaloi në korsinë e kundërt, goditi shkëmbinjtë në anë të rrugës dhe u përmbys.

Sipas informacioneve të njohura deri më tani, 11 gra dhe katër burra janë midis viktimave. Numri i të plagosurve nuk është konfirmuar ende.

Shoferi u lëndua lehtë dhe rezultoi negativ në testin për alkool. Ai është aktualisht në paraburgim policor.

“Disa pasagjerë ranë nga automjeti, duke treguar se ata nuk kishin vendosur rripa sigurie,” tha policia./KP

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika