Të paktën 20 të vdekur nga tërmeti në Kolumbi

Të paktën 18 persona raportohet se kanë humbur jetën dhe dhjetëra ndërtesa janë shembur pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi të hënën pjesën perëndimore të Kolumbisë.

Lëkundjet e fuqishme kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa qytete, ndërsa persona të shumtë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Raportohet gjithashtu për dhjetëra të lënduar, ndërsa shumë banorë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre për shkak të rrezikut.

Tërmeti është ndier edhe në kryeqytetin Bogota, rreth 400 kilometra larg epiqendrës, duke shkaktuar panik në mesin e banorëve.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS) dhe autoriteteve kolumbiane, epiqendra e tërmetit ishte pranë San José del Palmar, një komunitet me rreth 4,800 banorë në rajonin Chocó.

USGS ka bërë të ditur se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej rreth 107 kilometrash.

Lëkundjet janë ndier edhe në Ekuadorin fqinj.

Ekipet e emergjencës dhe të shpëtimit janë angazhuar në zonat e prekura, ndërsa autoritetet po vlerësojnë përmasat e dëmeve dhe po vijojnë kërkimet për persona të tjerë që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika