Të paktën 20 të vdekur nga zjarri në një anije mallrash në Kinë

Të paktën 20 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që përfshiu një anije mallrash me flamur të huaj, e cila ndodhej e ankoruar në një port në qytetin Qingdao, në lindje të Kinës.

Sipas transmetuesit shtetëror kinez CCTV, në anije ndodheshin gjithsej 42 persona. Prej tyre, 17 janë evakuuar, ndërsa pesë prej tyre janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

Presidenti kinez, Xi Jinping, bëri thirrje për një operacion të plotë kërkimi dhe shpëtimi, ndërsa kryeministri Li Qiang kërkoi shpëtimin e personave të bllokuar në anije dhe paralajmëroi për rrezikun e fatkeqësive dytësore, raporton BBC.

Zjarri shpërtheu rreth orës 11:15 sipas kohës lokale, ndërsa anija po i nënshtrohej mirëmbajtjes në një kantier detar në Qingdao. Sipas CCTV-së, flakët u vunë nën kontroll pak më shumë se tri orë më vonë.

Një dëshmitar i tha agjencisë AFP se nga anija po ngrihej një re e dendur tymi.

Fotot e publikuara nga mediat shtetërore tregojnë se bëhet fjalë për anijen Ocean Melody, një transportuese 190 metra e gjatë, e regjistruar nën flamurin e Liberisë. Sipas faqes së gjurmimit të anijeve MarineTraffic, ajo kishte mbërritur në Qingdao më 31 gusht.

Ngjarja ndodh rreth një muaj pas një shpërthimi në një kantier detar në provincën juglindore Fujian, ku një punonjës i ekipeve të shpëtimit humbi jetën dhe 12 persona u plagosën.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika