Të paktën 22 të vdekur dhe 50 të lënduar nga treni që doli nga binarët në Pakistan

Si pasojë e daljes së një treni nga binarët, të paktën 22 persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë lënduar

Pamje nga vendi i ngjarjes

Zyrtarët pakistanezë kanë njoftuar se si pasojë e daljes së një treni nga binarët, të paktën 22 persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë lënduar.

Zyrtari i lartë policor, Younis Chandio, për mediat lokale ka thënë se kanë filluar operacionet e shpëtimit për t’i nxjerrë njerëzit nga vagonët, duke shtuar se 10 vagonë të trenit janë dalë nga binarët.

Ministri i Hekurudhës i Pakistanit, Khawaja Saad Rafique, ka thënë se “ky është një aksident shumë i madh. Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje”.

Treni ka dalë nga binarët afër stacionit hekurudhor Sahara në qytetin Nawabshah, derisa pamjet e publikuara në rrjetet sociale i shfaqin dhjetëra njerëz në vendngjarje, disa prej të cilëve, duke i thyer dritaret për t’i ndihmuar udhëtarët të dalin nga vagonët e rrokullisur.

Aksidentet dhe daljet e trenit nga binarët ndodhin shpesh në sistemin e vjetruar hekurudhor në Pakistan.

Në qershor të vitit 2021, dy trena janë përplasur mes vete afër Daharkit në Sindh, duke i vrarë të paktën 65 njerëz dhe duke i lënduar rreth 150 të tjerë.

Të paktën 75 udhëtarë u dogjën në një zjarr që e kishte kapluar trenin Tezgam në tetor të vitit 2019, derisa nga përplasja e dy trenave në Ghotkit u vranë më shumë se 100 njerëz në vitin 2005. /REL

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika