Të paktën 25 fëmijë të lënduar pas përplasjes së autobusit me një kamion në Gjermani

25 fëmijë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të një autobusi dhe kamioni në Gjermani

FOTO: DW

Dhjetëra persona mbetën të lënduar pasi një autobus u përplas me një kamion në shtetin Baden-Württemberg në Gjermaninë Jugperëndimore të premten, raporton DW.

Policia ka bërë të ditur se shumica e të lënduarve ishin të rinj, ku të paktën 25 prej tyre ishin fëmijë.

Përplasja ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit në qytetin e Biberach, pasi shoferi i autobusit kaloi në korsinë e kundërt.

Autobusi më pas u përplas me një kamion. Policia tha se arsyet e hyrjes së gabueshme të shoferit të autobusit ishin ende të paqarta. Shoferi u plagos rëndë.

Një helikopter është vendosur për të transportuar drejtuesit e të dy mjeteve drejt klinikave.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika