Të paktën 27 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

Të paktën 27 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës së kaluar, sipas autoriteteve shëndetësore lokale të kontrolluara nga Hamasi.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende mbi këto raportime.

Që nga përfundimi i armëpushimit me Hamasin muajin e kaluar, Izraeli ka kryer sulme të përditshme në territorin palestinez. Po ashtu, që nga fillimi i marsit, ka ndaluar hyrjen e të gjitha importeve, përfshirë ushqimin dhe produktet mjekësore, në përpjekje për të ushtruar presion mbi Hamasin që të lirojë pengjet.

Organizatat humanitare paralajmërojnë se furnizimet po shterojnë dhe shumica e banorëve në Gaza po mbijetojnë me vetëm një vakt në ditë, e ndonjëherë edhe më pak.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se do të monitorojnë nga afër shpërndarjen e ndihmave për të parandaluar çdo keqpërdorim.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika