Të paktën 30 mijë njerëz janë zhvendosur në Liban, thotë OKB-ja

Konflikti në Lindjen e Mesme ka përfshirë edhe Libanin, pasi grupi militant i mbështetur nga Irani, Hezbollah, ka nisur raketa dhe dronë drejt Izraelit në hakmarrje për vrasjen e udhëheqësit suprem iranian, ndërsa ushtria izraelite ka reaguar me sulme të rënda ajrore dhe një ndërhyrje tokësore.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të paktën 30,000 persona janë zhvendosur, pra kanë lënë shtëpitë e tyre dhe janë transferuar në zona më të sigurta brenda vendit, raporton The Guardian.

Zëdhënësi i agjencisë për refugjatë të OKB-së, Babar Baloch, tha se “vlerësimet konservative” tregojnë se rreth 30,000 persona janë regjistruar dhe strehuar në qendra emergjente, ndërkohë që shumë të tjerë janë detyruar të flenë në automjete përgjatë rrugëve.

Të martën, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se ai dhe kryeministri Benjamin Netanyahu kanë miratuar që Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të avancojnë dhe të marrin kontrolle mbi zona shtesë në Liban për të parandaluar nisjen e më shumë raketave drejt vendbanimeve izraelite pranë kufirit.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika