“Të paktën 30 minuta në ditë të bëjmë aktivitet fizik” – Kardiologu Mahmutaj këshillon si të evitohen problemet me zemër

ILUSTRIM

“30 minuta në ditë të paktën duhet ta kemi një aktivitet fizik që të parandalojmë sëmundjet e zemrës”.

Kështu ka deklaruar kardiologu, Vigan Mahmutaj në një intervistë për Radio Dukagjinin në emisionin “Shpirti i Vikendit”.

Mahmutaj ka thënë se mjaftojnë 30 minuta në ditje që njeriu të ketë një aktivitet mesatar fizik ndërsa dy herë në javë të ketë më shumë aktivitete fizike në mënyrë që të mos ketë probleme me sëmundjet e zemrës.

Ai ka treguar se simptomat më alarmuese që tregojnë se diçka nuk po shkon mirë me zemrën është një shtrëngim apo dhembje në gjoks gjatë një aktiviteti fizik.

“Jo çdo herë problemet e sulmet në zemër janë të paralajmëruara, por si shenjë alarmuese duhet të jetë dhembja e gjoksit sidomos në aktivitet fizik”, ka deklaruar Mahmutaj.

Stafi Mjekësor - Millennium Hospitals

Ai ka treguar se simptomat tjera janë edhe rrahjet e shpeshta të zemrës, lodhja dhe frymënxënia gjatë aktivitetit fizik.

Ai ka treguar se edhe virusi COVID-19 ka pasë ndërlidhjet me sëmundje të zemrës pasi sipas tij ai mund të shkaktojë inflamacion të organizmit dhe se arteria e zemrës duke u munduar të luftojë atë virus e dëmton vetveten.

“Në aspektin patofizologjik, problemet që ka shkaktuar covidi mund të jetë si problem me arterie të zemrës, nxit një inflamacion të organizmit. Duke u munduar të luftojë problemin me virus, mund ta dëmtojë edhe vetveten, pra të dëmtohet arteria koronare”, ka vijuar Mahmutaj.

Rrezik më të lartë për sëmundje koronare të zemrës sipas Mahmutajt kanë personat midis moshës 39-57 vjeç dhe të gjinisë meshkullore.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika