Të paktën 31 të vrarë pasi një person i armatosur sulmoi një çerdhe në Tajlandë

Të paktën 31 persona kanë vdekur duke përfshirë fëmijë, pasi një ish-polic i armatosur me armë dhe thikë ka sulmuar një çerdhe në verilindje të Tajlandës. Po ashtu, mediat lokale raportuan se sulmuesi vrau veten dhe familjen e tij

Ilustrim





Të paktën 31 persona janë vrarë pasi një ish-oficer policie hapi zjarr në një qendër parashkollore për fëmijë në Tajlandë.

Personi i armatosur është ende i lirë pas sulmit në Nong Bua Lamphu, në veri-lindje të vendit.

Ndërsa, policia ka treguar se mes viktimave ka fëmijë dhe të rritur.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur për BBC se sulmuesi ka qëlluar dhe goditur me thikë fëmijë, dhe të rritur dhe tani është në arrati. Motivi i sulmit është i paqartë.

Ndërkaq, sipas raportimit nga The Guardian, thuhet se sulmuesi vrau veten dhe familjen e tij.

Personi i armatosur i identifikuar nga policia si 34-vjeçari Panya Kamrab

Një oficer i lartë i policisë në provincën Nong Bua Lamphu ka thënë se 23 fëmijë ishin në mesin e viktimave.

Raportet në Tajlandë thonë se ish-polici i dyshuar për sulmin në çerdhe ishte shkarkuar së fundmi.

Policia ka thënë se ai u pa për herë të fundit duke vozitur një kamion të bardhë Toyota me katër dyer, me targa regjistrimi të Bangkok.

Të shtënat masive në Tajlandë janë të rralla. Në vitin 2020, një ushtar vrau 21 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në qytetin Nakhon Ratchasima.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika