Të paktën 40 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

Të paktën 40 persona janë vrarë gjatë natës nga sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, sipas burimeve spitalore.

Sulmet kanë goditur të paktën nëntë zona të ndryshme në pjesën jugore të Gazës. Raportet nga terreni flasin për të paktën 36 trupa të dërguar në spitale në jug.

Ndërkohë, në pjesën veriore të territorit, Izraeli ka urdhëruar evakuimin e banorëve nga disa pjesë të qytetit të Gazës, duke paralajmëruar një ofensivë të re “me forcë intensive”.

Këto zhvillime ndodhin në kohën kur bllokada izraelite ndaj ndihmave humanitare në Gaza vazhdon.

Prej 10 javësh nuk është lejuar asnjë furnizim i jashtëm në enklavë.

Lufta në Gaza nisi më 7 tetor, kur Hamasi kreu një sulm të përgjakshëm ndaj Izraelit, duke vrarë të paktën 1.200 persona dhe duke marrë peng 251 të tjerë.

Që nga ajo ditë, ofensiva ushtarake izraelite ka shkaktuar vdekjen e të paktën 52,829 personave në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së kontrolluar nga Hamasi./BBC

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika