Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën 6 persona kanë mbetur të vrarë në një shkollë në SHBA, të hënën e 27 marsit

Foto nga BBC

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur janë vrarë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në Neshville në shtetin Tenesi të SHBA-së.

Ngjarja ndodhi të hënën në mëngjes me kohën lokale, ku më pas e dyshuara, një vajzë adoleshente, u qëllua me vdekje nga Policia.

Don Aaron, zëdhënës i Departamentit të Policisë Metropolitane Neshville, ka thënë se e dyshuara kishte të paktën dy pushkë gjysmë-automatike dhe një pistoletë.

“Ne nuk e dimë identitetin e saj në këtë moment”, tha ai.

John Howser, zëdhënës i spitalit, ka theksuar se vdekja e tre nxënësve u konstatua pasi arritën në Spitalin e Fëmijëve Monroe Carell.

Gjithashtu, edhe tre anëtarë të stafit të shkollës mbetën të vrarë.

Shkolla Covenant në Neshville u themelua në vitin 2001 dhe ka rreth 200 nxënës, sipas faqes së internetit të shkollës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika