Të paktën 6 viktima nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë

Gjashtë persona humbën jetën nga sulmet ruse në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit

Gjashtë persona humbën jetën nga sulmet ruse në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit, njoftuan autoritetet lokale.

Dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në zonën e Khersonit, njoftoi në mediat sociale guvernatori Oleksandr Prokudin. Po ashtu, nga bombardimet e forcave ruse një pjesë e qytetit të Khersoni mbeti pa ujë të pijshëm.

Dy persona të tjerë humbën jetën në zonën e Donetsk-ut dhe një çift po ashtu u vra pasi një sulm ajror rus shkatërroi shtëpinë e tyre në rajonin e Kharkivit.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të dielën se Ukraina kishte lëshuar 27 dronë në një sulm gjatë natës në Rusinë perëndimore.

Zyrtarët rusë thanë se 18 dronë u rrëzuan mbi rajonin Kursk, ndërsa sipas mediave ruse qëllimi ishte të sulmohej aeroporti ushtarak “Khalino”.

Zyrtarët rusë thanë gjithashtu se dy dronë të tjerë ishin rrëzuar mbi rajonin Belgorod të Rusisë, por autoritetet nuk njoftuan nëse 7 dronë të tjerë kishin shkaktuar probleme.

Në mediat e Kievit më vonë u njoftua se forcat ukrainase kishin kryer një sulm të suksesshëm me dronë dhe kishin goditur nënstacionin elektrik të Rusisë “Krasnaya Yaruga”, afër kufirit me Ukrainën.

Associated Press nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë raportim./VOA

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika