Të paktën 82 të vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë

Të paktën 82 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim në një minierë qymyri në veri të Kinës, ndërsa nëntë të tjerë ende rezultojnë të zhdukur, raportojnë mediat shtetërore kineze.

“Gazetarët mësuan nga vendngjarja e shpërthimit të gazit në minierën e qymyrit Liushenyu të Grupit Tongzhou në provincën Shanxi se aksidenti ka shkaktuar 82 viktima”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Shpërthimi ndodhi në orën 19:29 me orën lokale të premten në një minierë qymyri në Shanxi, ku raportohet se në momentin e incidentit ndodheshin 247 punëtorë.

Operacionet e shpëtimit në vendngjarje janë duke vazhduar.

Pas incidentit, presidenti kinez Xi Jinping kërkoi që të mos kursehej asnjë përpjekje për trajtimin e të plagosurve dhe kërkimin e të mbijetuarve.

Ai gjithashtu kërkoi që qeveria të hetojë shkaqet e aksidentit dhe të mbajë përgjegjës ata që janë fajtorë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika