Të paktën dy të vdekur nga përplasja e anijes së Marinës meksikane në Urën e Brooklynit
Dy persona kanë humbur jetën e 19 të tjerë janë lënduar pasi një anije e gjatë e Marinës së Meksikës u përplas në Urën e Brooklynit në New York City, ka njoftuar kryebashkiaku i qytetit, raporton “BBC”. Eric Adamas tha se anija Cauhtemoc humbi energjinë elektrike pak para përplasjes që ndodhi të shtunën mbrëma. Zyrtarët amerikanë […]
Dy persona kanë humbur jetën e 19 të tjerë janë lënduar pasi një anije e gjatë e Marinës së Meksikës u përplas në Urën e Brooklynit në New York City, ka njoftuar kryebashkiaku i qytetit, raporton “BBC”.
Eric Adamas tha se anija Cauhtemoc humbi energjinë elektrike pak para përplasjes që ndodhi të shtunën mbrëma. Zyrtarët amerikanë thanë se 277 persona ishin në bord të anijes, e cila ishte në një vizitë të vullnetit të mirë.
Në pamjet shihet pjesa e sipërme e anijes duke u dëmtuar ndërsa po kalonte në Urën e Brooklynit.
Anëtarë ishin duke qëndruar në pjesën e anijes e cila u dëmtua dhe më pas ra në kuvertë.
Kryebashiaku i New York Cityt, Eric Adams ka shkruar në “X” se dy persona kanë vdekur e 19 janë lënduar prej tyre dy në gjendje kritike.
Ura e Brooklynit nuk ka pësuar dëme të mëdha dhe u rihap pas inspektimeve.
Policia beson se ishte një problem mekanik dhe ndalja e energjisë elektrike që shkaktoi që anija të përplasej në urë.















