Të paktën dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat pranë një unversiteti në Amerikë

Të paktën dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një incident me armë zjarri pranë Universitetit Brown të shtunën, kanë bërë të ditur burime nga zbatimi i ligjit.

Ngjarja ndodhi ndërsa universiteti i njohur i Ivy League lëshoi një alarm për sulmues aktiv dhe u kërkoi studentëve dhe stafit të strehoheshin, në ditën e dytë të provimeve përfundimtare, shkruan AP, transmeton Dukagjini.

Policia nuk ka dhënë menjëherë detaje mbi numrin e saktë të viktimave, gjendjen e tyre shëndetësore apo rrethanat e të shtënave.

Zyrtari që konfirmoi të paktën dy viktima me vdekje foli për Associated Press në kushte anonimiteti, duke thënë se nuk kishte autorizim të fliste publikisht për hetimin që është ende në zhvillim.

Autoritetet universitare fillimisht njoftuan studentët dhe stafin se një i dyshuar ishte arrestuar, por më pas sqaruan se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se policia ende po kërkon një ose më shumë të dyshuar. Njoftimet u shpërndanë përmes sistemit të emergjencës së Universitetit Brown.

Universiteti Brown është institucion privat me rreth 7.300 studentë universitarë dhe mbi 3.000 studentë pasuniversitarë. E shtuna shënonte ditën e dytë të provimeve përfundimtare të semestrit të vjeshtës. Sipas raportimeve, të shtënat ndodhën pranë ndërtesës Barus & Holley, një kompleks shtatëkatësh ku ndodhen Shkolla e Inxhinierisë dhe departamenti i fizikës i universitetit.

Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa kampusi mbetet nën masa të shtuara sigurie.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika