Të paktën dy të vrarë nga sulmet ajrore ruse në Kiev

Të paktën dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga sulmet raketore ruse në Kiev

Të paktën dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga sulmet raketore ruse në Kiev mëngjesin e së mërkurës, njoftoi kryetari i qytetit ukrainas, Vitali Klitschko, në Telegram.

Trupat e dy personave u gjetën në një ndërtesë të pabanuar, ndërsa një person tjetër u lëndua nga copëzat e xhamave të thyer si pasojë e shpërthimit, tha Klitschko.

“Kievi nuk është përballur me sulm kaq të fuqishëm që nga pranvera. Armiku e ka kryer një sulm të kombinuar, duke përdorur dronë dhe raketa”, tha Serhi Popko, shefi i administratës ushtarake të kryeqytetit.

Ai tha se, fillimisht, disa grupe të dronëve ishin nisur drejt Kievit nga lokacione të ndryshme.

Pas tyre, Rusia goditi me raketa nga avionët strategjikë Tu-95.

“Në përgjithësi, forcat e mbrojtjes ajrore i shkatërruan më shumë se 20 caqe të armikut”, nënvizoi Popko.

Autoritetet në Kiev kanë thënë se disa ndërtesa dhe disa shtëpi janë dëmtuar nga sulmet me dronë dhe raketa natën e 29 gushtit./REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika