Të paktën pesë të vdekur nga stuhitë në SHBA
Në një periudhë të ndjeshme të dimrit, disa shtete në Shtetet e Bashkuara po përgatiten për reshje të mëdha të borës dhe temperatura më të ulëta, ndërsa stuhitë e fundit kanë shkaktuar evakuime masive dhe humbje njerëzore. Deri më tani, pesë persona kanë humbur jetën dhe miliona janë evakuuar në lindje të vendit, raporton NBC […]
Në një periudhë të ndjeshme të dimrit, disa shtete në Shtetet e Bashkuara po përgatiten për reshje të mëdha të borës dhe temperatura më të ulëta, ndërsa stuhitë e fundit kanë shkaktuar evakuime masive dhe humbje njerëzore.
Deri më tani, pesë persona kanë humbur jetën dhe miliona janë evakuuar në lindje të vendit, raporton NBC News.
Stuhia e fundit pritet të mbërthejë mbarë vendin gjatë kësaj jave, duke sjellë erëra të ftohta nga Arktiku në rajonet veriore.
Parashikuesit e motit paralajmërojnë për temperaturat më të ulëta të sezonit në veri, duke arritur deri në zero gradë Celsius.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka bërë me dije se një stuhi e fuqishme e Arktikut po zbret nga Kanadaja, duke sjellë kushte të vështira të motit.
Tornado, vërshime të rrezikshme dhe erëra të fuqishme kanë shpërthyer në disa zona të Shteteve të Bashkuara, shkaktuar dëme materiale dhe pengesa në transport.
Kjo ka detyruar disa guvernatorë të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në shtetet e tyre.
Rreth 600,000 banorë janë lënë pa energji elektrike, përfshirë 140,000 në Nju Jork.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për reshje të mëdha të borës dhe erëra të forta, me shpejtësi deri në 96 kilometra në orë në verilindje të shtetit.















