Të paktën shtatë të vdekur pas shembjes së një urë mbi një tren në Rusi

Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi një urë u shemb mbi shinat hekurudhore në Rusi pranë kufirit me Ukrainën, sipas shërbimeve të emergjencës.

Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi një urë u shemb mbi shinat hekurudhore në Rusi pranë kufirit me Ukrainën, sipas shërbimeve të emergjencës.

Disa kamionë të rëndë u rrëzuan mbi një tren pasagjerësh i cili ishte në lëvizje, duke lënë gjithashtu 31 persona të plagosur, shkruan BBC.

Ministria Ruse e Emergjencave tha se njësitë e zjarrfikësve dhe shpëtimit po përpiqeshin të gjenin njerëzit që kishin udhëtuar në tren.

Në një deklaratë të postuar në Telegram, Hekurudha e Moskës pretendoi se ura ishte shembur “si rezultat i ndërhyrjes së paligjshme në operacionet e transportit”.

Të dielën në mëngjes, një urë tjetër u shemb përgjatë autostradës Trosna-Kalinovka në rajonin e Kurskut, sipas guvernatorit në detyrë Alexander Khinshtein.

Një tren mallrash po udhëtonte mbi urë në atë kohë, tha ai, duke shtuar se një pjesë e trenit kishte rënë poshtë në rrugë.

Treni u përfshi nga flakët, tha Khinshtein, dhe një shofer pësoi lëndime në këmbë.

Fotografitë në internet nga incidenti i parë në Bryansk treguan vagona të dëmtuar dhe pasagjerë që ndihmonin njëri-tjetrin të dilnin nga rrënojat.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika