Të paktën tre të vrarë, përfshirë një fëmijë, nga sulmet ruse pranë Kievit

Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë nga sulmet ruse gjatë natës pranë kryeqytetit ukrainas, Kievit, ka bërë të ditur një zyrtar lokal.

Në orët e para të së shtunës, raketa goditën zonat në lindje të kryeqytetit, ndërsa dëshmitarët raportuan shpërthime të fuqishme, vetëm pak ditë pasi sulmet në mbarë Ukrainën lanë të vrarë 21 persona.
Sulmet me raketa balistike vranë tre persona dhe plagosën edhe tre të tjerë, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Timur Tkachenko. Ai shtoi se mbetjet e raketave dëmtuan ndërtesa banimi dhe automjete, ndërsa një zjarr shpërtheu në një ndërtesë tjetër.

Ekipet e emergjencës po luftonin gjithashtu zjarret në një ndërtesë dhe në një rezervuar karburanti në Kiev, njoftoi kryetari i qytetit, Vitali Klitschko, përmes Telegramit.

Shërbimi shtetëror ukrainas i emergjencave (DSNS) publikoi fotografi ku shihen garazhe, një biznes dhe një ndërtesë të përfshira nga flakët në Kiev, duke shtuar se “numri i viktimave po verifikohet”.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në kryeqytetin serb, Beograd, për vizitën e tij të parë në Serbi. Ai pritet të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për të diskutuar lidhjet ekonomike, çështjet e sigurisë dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika