Të premten, Borrell takon Kurtin e Vuçiqin
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka njoftuar se të premten përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në takime të ndara në Paris. Të njëjtën, Stano e kishte bërë të ditur përmes një postimi në Twitter. “Për t’i […]





Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka njoftuar se të premten përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në takime të ndara në Paris.
Të njëjtën, Stano e kishte bërë të ditur përmes një postimi në Twitter.
“Për t’i vazhduar përpjekjet e BE-së për t’i ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të depërshkallëzojnë, të zbusin tensionet aktuale dhe të avancojnë dialogun e lehtësuar nga BE, Josep Borrell do të takohet me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin nesër në Paris në takime të ndara”, ka shkruar Stano në Twitter.
Kosovo/Serbia: To continue 🇪🇺 efforts to help 🇷🇸🇽🇰 to de-escalate,defuse current tensions and advance in EU facilitated Dialogue, @JosepBorrellF will meet with @albinkurti & @predsednikrs @avucic in Paris tomorrow in separate meetings.
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) November 10, 2022
Vizitën e ka konfirmuar edhe kryeministri Kurti i cili nuk ka lënë anash mundësinë e një takimi me Vuçiq.
“Përveç punimeve dhe darkës, përgjatë këtij forumi prestigjioz ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Unë me vete do të kem ekipin tim gjashtëanëtarësh nga kryeministria”, ka shkruar Kurti.
Ky i fundit ka theksuar se është i gatshëm të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, me theks të veçantë te njohja reciproke.




















