Të premten dalin para gjykatës tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj Valon Sylës

Prokuroria Speciale këtë të enjte ka kërkuar masën e paraburgimit për tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla. Tre të dyshuarit L.D., K.H. dhe O.H. do të paraqiten para gjykatës të premten në seancën e procedurës paraprake

Gjykata Themelore në Prishtinë

Të premten pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj tre personave të dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Lajmin për mbajtjen e seancës e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, raporton Telegrafi.

“Po nesër pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj tyre”, ka deklaruar Gashi.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale e Kosovës këtë të enjte ka njoftuar se do të dorëzojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të ndaluar për veprën penale ’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’, për rastin e sulmit fizik ndaj gazetarit, Syla.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.

“Ju njoftoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë ditës do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të  ndaluar për veprën penale ‘Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’, nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe 31 të KPRK-së”, ka thënë Lutfiu.

Ndryshe, Policia e Kosovës mbrëmjen e së mërkurës kishte arritur t’i arrestojë tre personat, të cilët dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht gazetarin Syla, në mbrëmjen e së martës.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale të mërkurën ka njoftuar se pas një angazhimi intensiv të hetuesve të Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë Kundër Terrorizmit, është arritur që të identifikohen tre të dyshuar me inicialet L.D, K.H dhe O.H. si dhe të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ’Nxitje e përçarjes dhe mos durimit’.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika