E premtja, dita e fundit për aplikim për Fazën e dytë të subvencionit të efiçiencës së energjisë

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar qytetarët se të premten e 9 dhjetorit, do të përfundoja Faza e dytë e thirrjes për subvencion të efiçiencës së energjisë. Gjersa ka sqaruar për qytetarët hapat për përfitim të subvencioneve, ka kërkuar nga ta t'i përfundojnë procedurat deri nesër

Ministria e Ekonomisë





Ministria e Ekonomisë (ME) ka njoftuar të gjithë qytetarët se të premten e 9 dhjetorit 2022, në ora 23:59, përfundon Faza e dytë e thirrjes për subvencion të efiçiencës së energjisë.

“Në Fazën e dytë për subvencion të drejtë aplikimi kanë të gjithë aplikuesit që janë kualifikuar në Fazën e parë, pra që i kanë plotësuar kriteret në thirrjen publike të ME-së për subvencionim të efiçiencës së energjisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë në Facebook.

Ministria e Ekonomisë, ndër të tjera, ka bashkëngjitur në postimin e saj sqarimet shtesë, lidhur me këtë fazë të subvencioneve.

“Sqarime shtesë: Faza II: Pas kualifikimit në Fazën e parë, qytetarët duhet të blejnë pajisjen e përzgjedhur sipas kritereve të specifikuara në thirrje, dhe më pas mund të aplikojnë për Fazën II përmes platformës e-Kosova, që t’ju mundësohet përfitimi nga ky subvencion, duke ngarkuar dokumentet në vijim:

  1. Faturën e rregullt apo kuponin fiskal të blerjes së pajisjes (fatura duhet të jetë jo më e vjetër se nga data e shpalljes së thirrjes së parë të datës 06.10.2022);
  2. Vërtetimin e xhirollogarisë bankare apo kopjen e kartelës bankare;
  3. Fotografi të pajisjes së blerë ose instaluar sipas kritereve të specifikuara në thirrje (pajisja duhet të jetë e instaluar dhe e gatshme për inspektim nga data 10.01.2023);
  4. Fotografi të numrit serik të pajisjes;
  5. Fotografi të etiketës së performancës së pajisjes (opsionale për stufa individuale me biomasë);
  6. Për nënat vetushqyese për përfitim të subvencionit prej 90% për stufën individuale me biomasë dhe 60% për pompën termike ajër-ajër inverter (kondicioner/ klimë efiçiente) kërkohet të ngarkohet një dëshmi që konfirmon statusin e nënës vetushqyese.
  7. Marrëveshja për Subvencionim duhet të shkarkohet në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë, e cila pas plotësimit në mënyrë elektronike (direkt në dokument në hapësirat e hijezuara) duhet të ngarkohet nga ana e Palës në platformën e-Kosova në formatin (PDF), në kuadër të Fazës II të aplikimit. Marrëveshjen mund ta gjeni në këtë link: https://me.rks-gov.net/sq/shpallje

Faza II  – Aplikimi nga përfituesit e skemës sociale (kategoria I & II)

Për aplikuesit që janë përfitues të skemës sociale (kategoria I & II), faza II është e ndarë në dy hapa:

Hapi 1: Aplikanti duhet të ngarkojë në platformën e-Kosova, dokumentet në vijim:

  1. Profatura – do të mundësohet vetëm për stufat individuale me biomasë dhe pompën termike ajër-ajër inverter (kondicioner/ klimë efiçiente);
  2. Vërtetimin e xhirollogarisë bankare apo kopjen e kartelës bankare;
  3. Dëshmi që vërteton mbështetjen e skemës sociale (kategoria I & II)”, sqarohet në njoftimin e ME.

Ndër të tjera, Ministria e Ekonomisë ka treguar se kur do të transferohen mjetet financiare të subvencionit.

“Për përfituresit e skemës sociale, ME do të transferojë mjetet financiare të subvencionit para blerjes apo instalimit së Stufës individuale me biomasë ose Pompës termike ajër-ajër inverter (kondicioner/ klimë efiçiente).

Hapi 2: Pas pranimit të subvencionit dhe blerjes së pajisjes duhet të përcjellen përmes email adresës: [email protected] dokumentet në vijim:

  1. Faturën e rregullt apo kuponin fiskal të blerjes së pajisjes (fatura duhet të jetë jo më e vjetër se nga data e shpalljes së thirrjes së parë të datës 06.10.2022);
  2. Fotografi të pajisjes së blerë ose instaluar sipas kritereve të specifikuara në Thirrje; (pajisja duhet të jetë e instaluar dhe e gatshme për inspektim nga data 10.01.2023);
  3. Fotografi të numrit serik të pajisjes;
  4. Fotografi të etiketës së performancës së pajisjes (opsionale për stufa individuale me biomasë)”, sqarohet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Tutje, Ministria e Ekonomisë ka ftuar të gjithë qytetarët që janë parakualifikuar në Fazën e I-rë, që brenda afatit, t’i përfundojnë të gjitha procedurat e cekura më lartë.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika