Të premten fillon intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret që procesi i zgjedhjes së kryeprokurorit të jetë i drejtë, transparent dhe meritor.

Sipas Kurtit, Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka integritet të lartë moral dhe profesional, por që është edhe i guximshëm, punëtor e energjik.

Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, me anë të një njoftimi, ka rikonfirmuar listën e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

 

Ky rikonfirmim i kandidatëve ka dalë si nevojë, pas tërheqjes së prokurorit Arben Ismajli nga gara për Kryeprokuror të Shtetit.

Po ashtu, KPK ka ftuar më 18 mars 2022 pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit për intervistim nga Paneli Vlerësues.

Kandidatët e rikonfirmuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës ishin: Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë, i përfundon mandati më 21 prill të vitit 2022.

I njëjti ishte propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe ishte emëruar me dekret të Presidentes së Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË me Marin Memën: Kemi nevojë të duam më shumë...

Cilki i dokumentarëve, 'Gjurmë Shqiptare' me autorin Marin Mema, në Top Channel Albania përfshin një audiencë të të gjitha moshave. Në 'Gjurmë Shqiptare' trajtohen tema...

Këngët për nder të gjeniut Andy Warhol

Data e 6-gushtit shënon lindjen e një pop artisti si Andrew Warhol, arti i tij i  mrekullueshëm dhe idetë revolucionare të Warhol ishin padyshim...

“Film n’park”, tradita që i rikthehet Prishtinës

Në zemrën e gjelbërt të kryeqytetit, në mesin e dritave, miqve dhe muzikës, është vendi ku “Film n’park” shënon një rikthim pas kufizimeve nga...

Më të lexuarat

Pasi u qëllua me armë, vdes ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka vdekur pasi është qëlluar me armë të premten, përgjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare. Abe, 67-vjeçar, i cili njëherësh mbetet kryeministri...

Të shtëna me armë në Cetinë, më shumë se dhjetë...

Të premten e 12 gushtit në Cetinë të Malit të Zi, një 34-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të disa personave dhe më...

Një person largohet nga një restorant në Pejë pa paguar...

Një person mashkull shihet duke ngrënë mengjes, dhe menjëherë pas përfundimit ai shihet duke u larguar pa komunikuar me ndonjë kamerier nga restoranti. Pamjet e...

Të fundit nga rubrika