Të premten mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të FSK-së

Të premten do të mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”, në kazermën ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë

Foto: Kadetët e FSK-së

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ka njoftuar se do të mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të Forcave të Sigurisë së Kosovës(FSK).

Ministria e Mbrojtjes, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në kazermën ”Adem Jashari’’ në Prishtinë, të premten më 1 korrik 2022, duke filluar nga ora 09:30, do të mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes së Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”.

Foto: Kadetët e FSK-së

‘’Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë autoritetet e larta shtetërore si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë’’, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Gjithashtu, ministria fton mediat të marrin pjesë për përcjelljen e aktiviteteve të organizuara me këtë rast.

Foto: Kadetët e FSK-së

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika