Të premten në librarinë “Dukagjini” promovohet romani “Sëmundje dhe Perëndi” i Gëzim Aliut

Më 30 qershor, në orën 19:00, në librarinë "Dukagjini", do të mbahet promovimi i romanit "Sëmundje dhe Perëndi" i shkrimtarit Gëzim Aliu

Të premten, më 30 qershor, në orën 19:00, në librarinë “Dukagjini” do të bëhet promovimi  i romanit “Sëmundje dhe Perëndi”, i shkrimtarit Gëzim Aliu.

Për romanin do të flasin Agron Y. Gashi, profesor universitar dhe shkrimtar dhe Meliza Krasniqi, bashkëpunëtore shkencore në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

“Sëmundje dhe Perëndí” është roman për trazimin shpirtëror. Për peshën e pyetjeve të mëdha. Për besimin dhe humbjen e besimit në Perëndi. Për gënjeshtrat. Dyshimin. Dashurinë e xhelozinë. Familjen. Fanatizmin. Përkohshmërinë. Dhembjen. Vuajtjen. Vdekjen. Jetën. “Sëmundje dhe Perëndí” është roman për Njeriun! Jo për njeriun e humbur. Është për Njeriun dhe vetminë e tij të përjetshme.

Gëzim Aliu është shkrimtar, studiues i letërsisë, eseist, doktor në letërsi dhe bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Deri më tani ka botuar tri romane, një libër me tregime, një libër studimor dhe dy monografi. “Sëmundje dhe Perëndi” është romani i tij i katërt.

Për librat e tij artistikë e shkencorë janë shkruar dhjetëra recensione, kritika, dhe punime. Vepra e tij është vlerësuar lart nga kritikët dhe lexuesit.

Pjesë të krijimtarisë së tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja kurse librat e tij janë shpërblyer disa herë me çmime letrare kombëtare.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika