Të premten nis Karnivali “Golden Eagle”, Lendrit Palushi shpalos detajet
Lendrit Palushi nga “Golden Eagle” shpalosi detaje të ndryshme për Karnivalin që organizon kjo kompani në qytetin e Suharekës dhe pritet të zgjasë tre ditë, nga 28-30 qershor. Karnivali “Golden Eagle” këtë vit ka edicionin e pestë të organizimit në Kosovë dhe përgatitjet janë përfunduar deri në detajin e fundit, ajo se çka presin është […]
Lendrit Palushi nga “Golden Eagle” shpalosi detaje të ndryshme për Karnivalin që organizon kjo kompani në qytetin e Suharekës dhe pritet të zgjasë tre ditë, nga 28-30 qershor.
Karnivali “Golden Eagle” këtë vit ka edicionin e pestë të organizimit në Kosovë dhe përgatitjet janë përfunduar deri në detajin e fundit, ajo se çka presin është nisja e tij.
Palushi ka thënë se “parakalimi kryesor do të zhvillohet të shtunën me 29 qershor në qytetin e Suharekës, duke filluar nga Objekti I Komunës deri tek vendi I festivalit, dhe nisja do të bëhet nga ora 19:00”.
Lendrit Palushi për detajet e pjesëmarrësve në “Karnivalin Golden Eagle” ka thënë se do të jenë mbi 6oo artistë nga e gjithë bota, duke filluar nga Kosova, Shqipërisë, Mali I Zi, Spanjë, Portugali, Brazili etj.
Sa i përket performancave nga artistët, Lendrit Palushi ka thënë se në natën e parë do të performojnë artistët si “Yll Limani, Gena, Dj Pm dhe Dj Dagz, Yanina dhe një orë do të iu kushtohet artistave të rinj”.
Dita e dytë do të jetë skena për Luiz Ejllin dhe Xhensila Murtezaj, si dhe emra e artist të rinj nga gjithë bota.















