Të premten seanca plenare, s’ka sinjale për zgjedhjen e presidentit

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit përfaqësuesit politikë kanë gjetur pajtim për caktimin e seancës së radhës dhe pikat e rendit të ditës, disa prej të cilave konsiderohen të rëndësishme. Por, përkundër që afati për President është drejt skadimit, ende nuk ka asnjë shenjë serioze për zgjidhje.

Në Kuvend janë shpeshherë fare pranë njëri-tjetrit, por përfaqësuesit e partitive më të mëdha politike, vazhdojnë të mos takohen për ta diskutuar çështjen e Presidentit.

Diçka të tillë nuk bënë as të martën, kur u shënuan fiks tetë ditë nga diskutimi i fundit Kurti-Abdixhiku, që përfundoi pa rezultat.

“Kryeministri Kurti gjithashtu është duke vazhduar angazhimet e tij dhe unë besoj që në ditët e mbetura, sepse nuk kanë mbetur edhe shumë ditë, të arrihet një pajtueshmëri edhe një mbështetje, gjithashtu propozime konkrete, edhe të gjejnë një zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit”, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci.

Por, përkundër që e dinë se afati është drejt skadimit, Vetëvendosje vazhdon të mos i dërgojë ftesë tjetër PDK-së.

“Parlamenti i Republikës së Kosovës i ka 120 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës i ka vetëm 22 deputetë. Shumica parlamentare nëse është e interesuar për të zgjedhur presidentin nuk e ka opsion të vetëm bashkëbisedimin dhe dakordimin me PDK-në, ka edhe opsione të tjera”, ka thënë sekretarja e Përgjithsm e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ndonëse jo për presidentin, përfaqësues të partive, u takuan në Kryesinë e Kuvendit, për caktimin e seancës të së premtes dhe miratimin e rendit të ditës, me disa pika të rëndësishme.

“Projektligji për byronë për konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, dhe Vendimi për dërgimin e FSK-së në Gaza”, ka thënë nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola.

Por, projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, nuk dihet nëse do ta ketë mbështetjen e opozitës, të cilët nuk e përjashtojnë dërgimin e sërishëm në Gjykatën Kushtetuese.

“Kemi një ekip juristësh, dhe sigurisht që e kemi detyrim që cdo ligj që kalon në Kuvend, të jetë në përputhje me kushtetutën”, ka thënë Çitaku.

Pikërisht të premten deputetët do të votojnë edhe për zgjedhjen e dy gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, nga gjashtë kandidatë sa janë gjithsej.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika