“Të pret një plumb në ballë”, kërcënimi që mori kryetari i Zubin Potokut
“Të pret një plumb në ballë” ishte një pjesë e kërcënimit që një person në rrjetin social Facebook me emrin Stefan Markov, i është drejtuar kryetarit Izmir Zeqiri. I pari i Komunës së Zubin Potokut, kërcënimet që i erdhën në këtë rrjet social vendosi t’i publikoj e tu drejtohet organeve të rendit. “E pashë të […]
“Të pret një plumb në ballë” ishte një pjesë e kërcënimit që një person në rrjetin social Facebook me emrin Stefan Markov, i është drejtuar kryetarit Izmir Zeqiri.
I pari i Komunës së Zubin Potokut, kërcënimet që i erdhën në këtë rrjet social vendosi t’i publikoj e tu drejtohet organeve të rendit.
“E pashë të arsyeshme me ba publike jo për shkak që frikësohem, sepse nuk i frikësohem këtyre kërcënimeve në rrjetet sociale, por që të mos i lëmë rastit asgjë”, ka deklaruar Zeqiri.
Zeqiri thotë se nga ky person mori kërcënim edhe me 31 maj, të cilin e kishte lajmëruar në polici por nuk e kishte bërë publik.
“Ishte një status që e kisha ba pasi që nxënësat e një shkolle të pastaj ai më kishte shkru bandit terroriste, nanat shqiptare, edhe kush të ka ftu aty”, ka deklaruar ai.
Zeqiri tha se nga organet e rendit nuk ka marrë ende as një përgjigje lidhur me rastin e dytë me të cilin janë duke u marrë departamenti i krimeve të rënda në Prishtinë.
Kurse në kërcënimin e parë i kishin thënë se ishte bërë prej jashtë Kosovës.















