Të rinjtë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian trajnohen mbi luftimin e propagandës përmes edukimit medial

27 të rinj të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, gjatë vikendit morën pjesë në trajnimin për edukim medial, i cili ka synim identifikimin dhe luftimin e dezinformimit dhe propagandës – projekt i mbështetur me grant nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë për gazetën online Reporteri. Nga 27 pjesëmarrësit nga Lipjani dhe Fushë-Kosova, rreth 40% ishin vajza.

Të ndara në pesë module trajnimi, trajnerët ligjëruan në teori dhe në praktikë modulet për mendimin kritik; identifikimin e burimeve të besueshme të informacionit; verifikimin e fakteve; etikën e mediave dhe sigurinë online.

Trajnerët e këtyre moduleve ishin Aurora Popova nga Debate Center; Erjonë Popova – profesioniste e medias; Selamir Qerimi, gazetar i T7; Bekim Kabashi nga Reporteri.net (gazetar dhe drejtor i mediumit); dhe Lavdim Hamidi nga Front Online (kryeredaktor i mediumit).

“Duke qenë se vetë jam pjesëtar i komunitetit Ashkali, e di shumë mirë që shumica prej tyre nuk është që kanë shumë informacione mbi atë së çka u servohet. Po mendoj që është shumë e rëndësishme që të rinjtë e komuniteve rom, ashakli dhe egjiptin me u vetëdijesu dhe me pas sa më shumë trajnime të tilla”, u shpreh gazetari Selamir Qerimi pas trajnimit.

Sikurse trajneri Qerimi për rëndësinë dhe nevojën e trajnimeve të tilla për të rinjtë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, theksuan edhe vetë pjesëmarrësit në trajnim.

“Ky ishte një lloj i trajnimeve që ka munguar te të rinjtë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Ne e kemi mirëpritur shumë, dhe shpresojmë që aktivitete dhe trajnime të tilla të vazhdojnë. Na ka ndihmuar shumë ky trajnim që t’i identifikojmë lajmet e rrejshme”, tha Ardian Krasniqi, pjesëmarrës në trajnim.

“Absolutisht, pas këtij trajnimi mund ta identifikojë me lehtë se cili është një lajm i rremë apo i vërtetë”, tha Besart Arifi pasi mori pjesë në trajnimin “Luftimi i propagandës përmes Edukimit Medial për komunitetet rom, ashakli dhe egjiptian.

Trajnimi i parë mbi luftimin e propagandës përmes edukimit medial u organizua në Lipjan, me të rijntë pjesëmarrës nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian nga Lipjani dhe Fushë-Kosova.

Ky projekt financohet me grant nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë për Gazetën Online Reporteri.net (R Media L.L.C), dhe implementohet në partneritet me median “Front Online” dhe Institutin për Hulumtime “iFront”.

Trajnime të ngjashme do të organizohen edhe në katër komuna të tjera.

Gjatë këtij procesi, 6 nga kandidatët më të suksesshëm që dalin nëpërmjet një gare të hapur dhe transparente gjatë zhvillimit të trajnimeve në 5 rajone të ndryshme të Kosovës, do të përzgjidhen për të kryer punë praktike në mediat dhe organizatat partnere të projektit.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika