Të rinjtë e PDK-së me aksion simbolik: Kjo qeveri libra dhe bukë nuk ka, por drogë ka sa të duash
Kryetari i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Trim Syla, i cili së bashku me disa anëtarë të rinisë të kësaj partie e kanë dërguar një pankartë, e cila shkruan “Konkurs” e që sipas PDK-së, ky konkurs është nga Lëvizja Vetëvendosje e cila sipas tyre është duke kërkuar një “Diler të drogës”. Ky aksioni […]
Kryetari i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Trim Syla, i cili së bashku me disa anëtarë të rinisë të kësaj partie e kanë dërguar një pankartë, e cila shkruan “Konkurs” e që sipas PDK-së, ky konkurs është nga Lëvizja Vetëvendosje e cila sipas tyre është duke kërkuar një “Diler të drogës”.
Ky aksioni i PDK-së vjen një javë pas arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci, më 11 mijë doza të drogës ekstazi në Shqipëri.
Kryetari i Rinisë së PDK-së, Trim Syla, ka thënë se “Qeveria Kurti, libra dhe bukë nuk ka por drogë ka sa të duash”.
Ndërsa, Syla ka shtuar se ata në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë dalë të kërkojnë një diler të ri për LVV-në pas arrestimit të Mujecit.
Tutje, ai ka përfunduar duke thënë se “mbi 100 mijë të rinj e kanë lëshuar vendin(Kosovën) në dy vitet e fundit”.
Ndërsa Konkursi me të cilin PDK-ja kërkon diler për LVV-në përmban këto pika.
Konkurs
Diler i Drogës (5 pozita), Prishtinë, Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë
Kriteret:
Provoj punë në shitje, Të jetë komunikatave, Të këtë vetiniciativë, Të moralizoj në rrejte sociale, Të besojë verbërisht në VV, Të flas për Bashkimin Kombëtar
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Të bëjë shpërndarjen e drogës në pikat e paracaktuara.
Ne ofrojmë:
Amnesti në territorin e Kosovës por nuk garantojmë për territorin e Shqipërisë, shkruan në pankartë të aktivitetit simbolik të PDK-së para Qeverisë.















