Të rinjtë sfidojnë veten në garat e ngjitjes sportive në Pejë

Në datat 7 dhe 8 dhjetor 2024, Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës organizoi me sukses garat republikane dhe regjionale të Ngjitjes Sportive në Pejë.

Ky eveniment u realizua pas anëtarësimit të federatës dy vjet më parë në Federatën Ndërkombëtare të Ngjitjes Sportive (IFSC), duke shënuar një hap të rëndësishëm në promovimin dhe zhvillimin e këtij sporti.

Ngjitja Sportive është bërë pjesë e Lojërave Olimpike, dhe interesimi i të rinjve për këtë sport është në rritje.

Njoftimi i plotë:

Me datë 7 dhe 8 dhjetor, 2024, Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës, organizoj garat republikane dhe regjionale të Ngjitjes Sportive, të cilat u mbajtën në Pejë.

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës, dy vite më parë është anëtarësuar në Federatës Ndërkombëtare të Ngjitjes Sportive IFSC International Federation of Sport Climbing, dhe misioni kryesor i saj është promovimi dhe zhvillimi i këtij sporti, i cili tani më është pjesë e programit të lojërave olimpike.

Entuziazmi i të rinjve për këtë sport është shumë i madh por problem kryesor paraqet infrastruktura për aplikimin e këtij sporti, respektivisht mungesa e palestrave të pajisura me muret përkatëse, e që vështirëson promovimin dhe zhvillimin e të njëjtit.

Synim i Federatës është që me aplikimin e programeve përkatëse dhe mbështetjen e MKRS-ës, Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Kuvendeve Komunale të kompletoj infrastrukturën përkatëse, fillimisht të qendrat kryesor të Kosovës, me tendencë për tu zgjeruar në të gjitha qytetet e Republikë së Kosovës.

Rezultatet e datës 7 dhjetor:

Kategoria U10:

1. Mat Morina

2. Omer Brezhnica

3. Liana Kastrati

Rezultatet e përgjithshme:

Vajzat:

• Fleta Deçani

• Ajza Abazi

• Flaka Gacaferi

Djemtë:

• Albi Koqani

• Diell Veseli

• Amar Anadolli

Rezultatet e garave regjionale, 8 dhjetor

Kategoria U10 gara Rajonale

Vajzat:

1. Ronela Avdija

2. Buna Abazi

3. Liana KAstrati

Djemtë:

1. Mat Morina

2. Leomir Laçi

3. Ergi Laçi

Rezultatet përgjithshme

Meshkuj:

1. Albi Koqani

2. Elion Cikopano ( Shqiperi)

3. Dielli Veseli

Femra:

1. Fleta Deçani

2. Ajza Abazi

3. Esma Laçi

Falënderojmë të gjitha ta që ndihmuan në organizimin e kësaj gare dhe kontribuojnë në promovimin e këtij sporti.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika