Të shtëna armësh në Prishtinë, arrestohen katër persona
Katër persona janë arrestuar të dielën e 14 majit, pasi të njëjtit dyshohet të jenë përfshirë në një incident ku ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë. Nga ky incident nuk është raportuar të ketë ndonjë të lënduar. Rastin për Portali Dukagjini, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë […]
Katër persona janë arrestuar të dielën e 14 majit, pasi të njëjtit dyshohet të jenë përfshirë në një incident ku ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.
Nga ky incident nuk është raportuar të ketë ndonjë të lënduar.
Rastin për Portali Dukagjini, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:30, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Policia ka arritur të sekuestrojë një armë AK-47.
“Lidhur me këtë rast zyrtarët policor të stacioneve veriu dhe qendra kanë arritë që në lagjen Arbëria, të ndalojnë një automjet të dyshuar dhe të gjejnë dhe sekuestrojnë një armë AK-47, të cilën njëri nga të dyshuarit e ka hedhë në mbeturina. Deri tani në stacion policor janë shoqëruar në stacion katër persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë”.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.















