Të shtëna me armë drejt diskotekës ‘Venom”, nuk raportohet për të lënduar
Në mbrëmjen e së dielës së tre korrikut, ishte raportuar për të shtëna me armë zjarri në diskotekën “Venom” e cila gjendet në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, respektivisht në fshatin Llapnasellë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për portalin Dukagjini, se ky rast ka ndodhur rreth orës 23:25. “Policia ka dalë […]
Në mbrëmjen e së dielës së tre korrikut, ishte raportuar për të shtëna me armë zjarri në diskotekën “Venom” e cila gjendet në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, respektivisht në fshatin Llapnasellë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për portalin Dukagjini, se ky rast ka ndodhur rreth orës 23:25.
“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka thënë Borovci.
Ai ka shtuar se aktualisht janë duke vazhduar hetimet me qëllim identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë dhe në zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.















