Të shtëna me armë në afërsi të njësitit policor në Zveçan
Ishte njësiti policor, ai i cili dëgjoi të shtëna armësh në Zveçan, mbrëmjen e së enjtes, mirëpo për të njëjtat nuk hasi në të dyshuar në vendin e ngjarjes. Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se në vendin e ngjarjes u gjetën nëntë gëzhoja të armës së gjatë. “SULM KUNDËR RENDIT KUSHTETUES/ […]
Ishte njësiti policor, ai i cili dëgjoi të shtëna armësh në Zveçan, mbrëmjen e së enjtes, mirëpo për të njëjtat nuk hasi në të dyshuar në vendin e ngjarjes.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se në vendin e ngjarjes u gjetën nëntë gëzhoja të armës së gjatë.
“SULM KUNDËR RENDIT KUSHTETUES/ Zveçan 23.02.2023 – 22:06. Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë, ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë, por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante, dhe për të është njoftuar edhe prokurori.















