Të shtëna me armë në Kaçanik, gruaja thotë se i dashuri u plagos aksidentalisht – Policia e gjen të dyshuarin në kulmin e shtëpisë

Një incident me armë zjarri është raportuar të mërkuren mbrëma në Kaçanik, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy veturave.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 20:15 është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por fillimisht nuk janë hasur dëshmi.

Pas veprimeve hetimore, rreth orës 21:40 është gjetur një veturë e braktisur dhe e vetaksidentuar, në të cilën janë vërejtur vrima që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin është arrestuar një dëshmitare, grua kosovare, e cila ka deklaruar se i dashuri i saj, i dyshuari burrë kosovar, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të disa shtëpive të panjohura dhe se aksidentalisht kishte plagosur veten.

Gjatë kërkimit të të dyshuarit, njësitet policore e kanë vërejtur atë mbi kulmin e shtëpisë së tij.

Pas negociatave të zhvilluara nga eprori policor, i dyshuari është bindur të zbresë dhe është arrestuar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa arma e zjarrit e tipit AK-47, që dyshohet se është përdorur në rast, është konfiskuar.

Po ashtu, në konsultim me prokurorin, edhe dëshmitarja është dërguar në mbajtje, nën dyshimin se ka dhënë deklaratë të rreme.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika