Dy persona kanë gjuajtur me armë në një aheng familjar në Cërnicë të Gjilanit, mbrëmjen e së shtunës.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, zyrtarët e kësaj të fundit kanë konfiskuar dy pistoleta dhe jo vetëm.

 “Njësitet policore gjatë patrullimit, pasi kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit te dy të  dyshuar kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me të cilat dyshohet se kishin shtënë, 5-fishekë dhe 20 gëzhoja cal-9 mm.”, thuhet në raport.

Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit ndërsa rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje”.