Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person – dy të dyshuar në arrati

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e 15 gushtit në Prishtinë, ndërsa dy të dyshuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen ende në arrati.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Sheshi i Arbrit”, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

“Është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku njësiti policor në vendin e ngjarjes kanë hasur viktimën m/k, i cili ishte i plagosur me armë zjarri”, thuhet në raportin policor.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas Policisë, të dyshuar për rastin janë dy meshkuj kosovarë, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe vazhdojnë të jenë në arrati.

“Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika