Të shtëna me armë në ShBA, raportohet për 10 të vrarë e disa të plagosur në një supermarket në Virginia

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se ka shkuar deri në 10 persona numri i të vrarëve në sulmin me armë zjarri në supermarketin "Walmart" në Chesapeake në Virginia

Pamje nga vendi i ngjarjes FOTO: Associated Press





Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë e disa të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në supermarketin “Walmart” në Chesapeake në Virginia në mbrëmjen e së martës.

Një burrë që besohej se ishte menaxheri i dyqanit, hapi zjarr dhe më pas ktheu armën kundër vetes dhe tani raportohet të ketë vdekur, raporton BBC.

Qyteti i Chesapeake në një njoftim në Twitter ka bërë të ditur se “policia ka konfirmuar incidentin me fatalitete”.

S’janë bërë të ditura detaje tjera, por një zyrtar policor ka thënë se nuk janë më shumë se 10 të vrarë dhe se ka disa të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë, Leo Kosinski tha se të shtënat besohet të kenë ndodhur brenda dyqanit dhe se i dyshuari ka vepruar i vetëm.

Walmart tha se ishte “i tronditur nga kjo ngjarje tragjike” dhe se ishte “duke punuar ngushtë me zbatimin e ligjit”.

Sulmi i së martës në mbrëmje vjen vetëm disa ditë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një klub nate LGBT në Colorado duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 17 të tjerë.

Në vitin 2019, një sulm masiv në një Walmart në qytetin e El Paso në Texas, ka lënë 23 të vdekur.

 





Shija e redaktorit

Pritet votimi për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill...

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është këtë të martë në rend...

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se...

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetojë derisa ta shoh...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në...

Të fundit nga rubrika