Të shtëna me armë në Vlorë

Nuk raportohet për persona të lënduar mirëpo thuhet se motivi i përplasjes kishte qenë hapësira e shfrytëzuar për plazhe private. Policia është në kërkim të autorit

Vlorë

Të shtëna me armë janë raportuar në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, në ngjarjen që ka ndodhur mesditen e së dielës mësohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Nuk raportohet për persona të lënduar mirëpo thuhet se motivi i përplasjes kishte qenë hapësira e shfrytëzuar për plazhe private.

Në vendngjarje, është arrestuar vetëm një i dyshuar, i afërm i gjuajtësit me armë.

Policia ka ngritur pika kontrolli.

Kjo nuk është e vetmja ngjarje e ndodhur në Shqipëri lidhur me këtë motiv.

Rreth një javë më parë, një tjetër përplasje me armë u regjistrua në Radhimë pas sherrit për menaxhimin e një plazhi privat.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika