Të shtëna me armë zjarri afër spitalit të Prizrenit, arrestohen të dyshuarit

Afër lagjes së spitalit të Prizrenit janë dëgjuar të shtëna armësh pas një mosmarrëveshjeje në mes të palëve, por që nuk raportohet për të lënduar

Afër lagjes së spitalit të Prizrenit janë dëgjuar të shtëna armësh pas një mosmarrëveshjeje në mes të palëve.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka thënë se një person është arrestuar, ndërsa nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ndërkaq disa persona janë duke u intervistuar.

“Afër lagjes së spitalit ka pas një gjuajtje me armë zjarri. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar të dyshuarit janë arrestuar. Deri te gjuajtja ka ardh pas një mosmarrëveshje në mes të palëve. Një gëzhojë është gjetë në vendngjarje, disa persona janë duke u intervistuar”, ka thënë Bytyqi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika