Të shtëna me armë zjarri drejt shtëpisë së dy banorëve në Pejë

Në Pejë, dy banorë kanë raportuar për të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre. Sipas Policisë, të dyshuarit janë ende të paidentifikuar dhe hetimet po vazhdojnë

Ilustrim

Dy banorë të Pejës kanë raportuar në Polici për të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre.

Sipas njoftimit të Policisë, dy banorët e qytetit kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre në orën 23:13 në mbrëmjen e së shtunës.

Shkaku i mundshëm i incidentit dyshohet të jetë lidhur me mosmarrëveshje-borxhe.

Nga gjuajtjet me armë janë dëmtuar dy tjegulla dhe një gyp-ujëmbledhës.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë ende të paidentifikuar dhe hetimet po vazhdojnë.

“Pejë / 30.03.2024-23:13. Dy ankues kosovarë kanë raportuar se, derisa ishin duke qëndruar në shtëpi, kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre nga persona (ende të paidentifikuar), dyshohet për shkak të disa mosmarrëveshjeve-borxheve. Nga predhat janë dëmtuar dy tjegulla dhe një gyp-ujëmbledhës. Rasti po hetohet nga ekipet perkatese policore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika