Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 12:00 në afërsi të stacionit të Policisë në Pejë.

Lajmin  e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili nuk shpalosi detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar se ka të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Pejë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Ende nuk dihet nëse nga këto të shtëna ka pësuar dikush.