Të shtëna me armë zjarri në Obiliq, s’ka të lënduar
Një person është sulmuar me armë zjarri derisa po ngiste veturën e tij. Rasti raportohet të ketë ndodhur në Obiliq, pasditen e së hënës së 20 shkurtit. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës ky rast është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Megjithatë, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar. Në vendin e […]
Një person është sulmuar me armë zjarri derisa po ngiste veturën e tij.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Obiliq, pasditen e së hënës së 20 shkurtit.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës ky rast është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Megjithatë, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asgjë e dyshuar, andaj me vendim të prokurorit ky rast shkon në procedurë të rregullt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ishte duke lëvizur me veturë në rrugë, dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vend ngjarje nuk është gjetur asgjë e dyshuar apo ndonjë dëmtim i veturës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Ndryshe, brenda 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar 15 persona dhe katër të tjerë janë dërguar në mbajtje.















