Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen të dyshuarit
Të hënën e 11 korrikut, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona në fshatin Grashticë të Prishtinës, pasi të dielën dyshohet të kenë shtënë me armë zjarri në një ndejë familjare. “Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre dhe objektet përcjellëse kanë […]
Të hënën e 11 korrikut, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona në fshatin Grashticë të Prishtinës, pasi të dielën dyshohet të kenë shtënë me armë zjarri në një ndejë familjare.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre dhe objektet përcjellëse kanë gjetur e konfiskuar një armë automatike AK-47 me karikatorë, katër pistoleta të ndryshme me karikatorë, 49-fishekë kalibër të ndryshëm, 44-fishekë me gas, dhe 349-gëzhoja kalibër i ndryshëm”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.















