Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur rëndë

Gjatë ditës së sotme rreth orës 21:30, nga gjuajtjet me armë zjarri në rrugën "Fehmi Agani" në Prishtinë një person është plagosur

Gjatë ditës së sotme rreth orës 21:30, nga gjuajtjet me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë një person është plagosur.

Për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një person është plagosur”, ka thënë Borovci.

Borovci ka thënë se i njejti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë tutje Borovci.

Portali Dukagjini ka raportuar lidhur me rastin edhe më herët.

Incident në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika