Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person përfundon në QKUK

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.

Nga ky rast një person ka pranuar tretman mjekësor pasi ka marrë lëndime nga tre të dyshuar.

Në raportin e përditshëm të policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë konfiskuar një karikator me katër fishekë të kalibrit 7.62 mm, një gëzhojë dhe fishekë të pashkrepur.

Rasti vazhdon të hetohet nga policia.

“Rr. Astrit Rrushi, Prishtinë 20.03.2023 – 23:10. Raportohet për të shtëna me armë zjarri. Në lidhje me rastin një person mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK i cili ishte i lënduar me mjet të fortë, si pasojë e lëndimeve të marra të shkaktuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes njësit policore kanë konfiskuar një karikator me katër fishekë të cal.7.62 mm, një gëzhojë dhe fishekë të pa shkrepur. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika